NE OFROJMË ...

01

TAPA

ARVIS® sigurohet që të sjellë në tregun mbarëshqiptar tapa të ndryshme: metalike, plastike, gome dhe DRURI. Të gjitha produktet e përzgjedhura vijnë të prodhuara sipas standarteve më të larta të cilësisë në disa nga fabrikat europiane më në zë dhe me çmime konkurruese. Gjithashtu ne përpiqemi të punojmë me fabrika që në proceset e tyre të prodhimit reduktojnë emetimet e karbonit duke ndihmuar në reduktim, ripërdorim dhe riciklim. Të gjitha këto me një cilësi të jashtëzakonshme,
02

SHISHE

ARVIS® beson se të gjitha LËNGJET meritojnë të ruajnë cilësitë e tyre në paketime optimale. Dhe është pikërisht qelqi ai që kontribuon në ruajtjen natyrale të të gjitha cilësive duke i ofruar rezistencën ndaj kohës. Është paketimi ideal që respekton produktin që gjendet brenda dhe jashtë tij.
03

FILTRA

Ne sjellim në tregun shqiptar seritë e filtrave të prodhuar për të përmbushur të gjithë kërkesat e pastrimit dhe ndarjes së substancave në fushën e ushqimit dhe pijeve - nga lideri global PALL Corporation. Sigurohemi që kontrolli i cilësisë së lëndëve të para dhe aplikimi i teknologjive të përmbushë standardet maksimale.
04

MAKINERI

ARVIS® është partneri strategjik i çdo kompanie ekzistuese apo të re, me një nevojë për teknologjitë më të avancuara në të gjithë procesin e prodhimit, nga mbushja, etiketimi, shpëlarja, etj. Fushat që ne mbulojmë janë të sektorit enologjik, ujit, vajit, qumështit, birrës dhe nënsektorëve të tyre.

NE BËJMË DIFERENCËN

ARVIS / Standarti Ynë

ARVIS beson se jetëgjatësia e një kompanie varet nga marrëdhëniet e besimit që ajo ndërton me partnerët e vet - përfshirë këtu si KLIENTËT ashtu edhe FURNITORËT. Pikërisht për këtë arsye ne punojmë mbi 3 parime kryesore: integriteti, korrektësia dhe eficenca me një dozë të lartë profesionalizmi.
Është kjo edhe arsyeja kryesore pse ne besojmë se ARVIS gjendet në tregun shqiptar për të qëndruar gjatë. Nga viti në vit, i kemi qëndruar besnikë këtyre standarteve duke mos harruar të rizgjojmë vetveten për të mos mbetur asnjë hap larg klientit. Eksperienca, fleksibiliteti dhe vëmendja maksimale që i kushtohet nevojave të klientit, na dallojnë nga të tjerët.

KOSTO të reduktuara

Ne përpiqemi të gjejmë mënyra efektive në uljen e kostove duke ofruar çmimet më konkurruese në treg dhe duke krijuar avantazhe për klientët. Ne negociojmë me FURNITORËT direkt në fabrikat jashtë vendit me qëllim që të mundemi t'i ofrojmë KLIENTIT tonë zgjidhjen më të leverdisshme.

Teknologji të reja

Arvis është gjithmonë në kërkim të inovacionit për të sjellë TEKNOLOGJI dhe PRODUKTET më të reja për industrinë ushqimore dhe atë të pijeve.
Ne fillojmë të kujdesemi për klientin që në fazën e PLANIFIKIMIT të prodhimit duke asistuar me MAKINERI apo pajisje të llojeve të ndryshme. Më pas vijojmë duke siguruar furnizim me produktet enologjike, ato të ambalazhimit, paketimet më cilësore prej qelqi apo materiali tjetër dhe produkte filtrimi. Sigurisht që ARVIS është partneri ideal për POROSI SPECIFIKE.

Objektivat tona

Të bashkëpunojmë me MARKAT më cilësore të tregut global; të ofrojmë shërbim të besueshëm dhe të rrisim standartet e cilësisë në çdo fushë veprimtarie ku gjendemi.
Me shume rreth nesh...

VIDEO GALLERY

Ne ndajmë rregullisht me klientët tanë të gjitha të rejat më të fundit dhe gjithçka inovative nga fusha e ambalazhimeve të pijeve akoolike, jo-alkoolike, produkteve ushqimore, makinerive dhe paisjeve të filtrimit.

Galeria  me produktet e ARVIS shpk

X